Këto gjëra mund të ndodhin vetëm në Shqipëri. Një prift ortodoks i ka habitur të gjithë me veprimin e tij, teksa është future në një pikë bastesh në Korçë, për të bekuar vendin që bastexhinjtë të kapin sa më shumë skedina.
Veprimi i priftit duket absurd, pasi feja e ka te ndaluar dhe nuk sygjeron që njerzit të luajnë bixhoz. Ky moment duket aq sa qesharak edhe i pakuptimtë. Prifti shfaqet në video duke kënduar greqisht dhe duke i “bekuar” me temjan bastexhinjtë. Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe është duke bërë xhiron e internetit./PanoramaSport