Shkëlzen Berisha është thirrur këtë të mërkurë si dëshmitar për çështjen Gërdeci.
Ai ka thënë se thirrja e tij si dëshmitar, është lojë politike.
Sipas Berishës së vogël, ai s’ka asnjë lidhje me Gërdecin.
“Unë si mediun, si Bumçin, i kam pasur miq, ndaj i takoja.
Thirrja ime është politike.
Në mëngjes thirret i biri, në mesditë babai, pastaj jepet vendimi.
Ç’punë kam unë me Gërdecin, kjo është e turpshme”, tha ai.
“Tragjedia është hetuar apo jo, unë nuk jam as gjykatës dhe as prokuror. Ajo që mund të them që politizimi nuk e ka lejuar të vërtetën.
Këtu janë thirrur 71 dëshmitarë. Këta ndahen në 3 kategori, ose familjare, ose punonjës të shtetit, ose të kompanisë në procesin e demontimit
Unë jam dëshmitar që nuk kam lidhje me asnjë prej këtyre kategorie.
Dëshmia ime nuk ka lidhje me akuzën.
Unë e konsideroj thirrjen time në këtë proces, duke qenë se nuk kam asnjë informacion që mund t’i shërbejë akuzës, e konsideroj teatër politikë
Në kontekstin kur në mëngjes thirrjet djali, në drekë gjykohet babai dhe në darkë ekzekutohet masa e sigurisë”, vijoi Shkelzen Berisha.
Lidhur me bisedat me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ditën e shpërthimit në Gërdec, ai tha se kishte folur me tëpër për çështje personale.
“Jua kam thënë dhe para një viti. Takimet kanë qenë në lidhje me natyrën personale, politike dhe lidhje të tjera. Jo për këtë çështje.
Delijorgji përveç se ka qenë i përfshirë në këtë çështje, ka qenë sipërmarrës. E kam njohur si sipërmarrës.
Qartësia nga unë ka qenë që në fillim. Ky faks nuk është nisur nga adresa ime dhe as nuk kam bërë asnjë gjë të tillë.
Bumçin dhe Mediun i kam pasur miq dhe para se të ishin në këtë post, dhe tani. Jam thirrur para një viti dhe për këtë çështje. Kam diskutuar për një çështje tjetër.
I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla, dhe pasi i kishin, dhe sot. Bisedat janë si ato që bëhen me miqtë, siç bëni dhe ju” – tha Shkëlzen Berisha.