Një shqiptar është ndaluar nga policia italiane pasi dyshohet për trafik droge. Fillimisht 31-vjeçari u ndalua pas një kontrolli rutinë me automjetin e tij rreth orës 20.30 të mbrëmjes së djeshme.
Gjatë kontrollit policia i zbuloi se me vete mbante mijëra euro që rritën dyshimet e autoriteteve vendase.
Në momentin kur u ndalua me automjetin e tij me targa italiane, shqiptari po hynte në Zvicër nga kufiri i Brogedas.
Duke qenë se 31-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk ishte emër krejtësisht i panjohur për policinë, u arrit në përfundimin se kjo shumë e madhe parash që u gjend në makinën e tij vinte nga trafiku i drogës./Balkanweb