Sot para shtëpisë së Sali Berishës, në rrugën “Mustafa Matohiti”, i quajtur edhe si Bilbili i Labërisë gjatë Luftës, janë mbledhur disa mbështetës.
Demokratë, a mbështetës të Berishës, kjo nuk ka rëndësi. Ish-kryeministri dhe kryetari i Rithemelimit ka dalë në dritare për t’i përshëndetur, në një inskenim teatral mandelian ndërkohë që në derën poshtë ka dalë e bija: Argita Berisha.
Po ta lexojmë politikën drejt, duket se Berisha ka zgjedhur vajzën pasardhëse dhe jo djalin, për arsye që nuk kanë asnjë rëndësi.
Djalin ka zgjedhur edhe Besnik Mustafaji, i cili ka marrë drejtimin e një departamenti në PD-në e sotme pa vulë.
A jemi para një trashëgimie në një parti që na thonë se u krijua mbi idealet e Lirisë? Ndoshta. Por ajo që duket sheshit është se PD-ja krijoi Bllokun e vet në këto 30 vjet politikë, në vend se të ishte një shtëpi demokracie.
Ata që duan ta ndjekin janë të lirë, por me gjestet e fundit nuk ka më iluzione: Partia e Punës vepron tashmë me frymën e vet në të gjithë spektrin politik. (Respublica)