Argita Malltezi ka përshëndetur simpatizantët e Sali Berishës, të cilët janë mbledhur sot në rrugicën e shtëpisë së ish-kryeministrit.
Vajza e ish-kryeministrit u shpreh se nuk ka pranga që burgosin lirinë dhe se ky vit do të sjellë fitoren për opozitën.
“Ju falenderoj për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj këto ditë të para të Vitit të Ri.
Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë është shumë e vështirë por dhe motivuese.
Nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj, ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në çdo cep të vendit.
Kjo është beteja që do ta fitoni. Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë”, u shpreh ajo.