Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, refuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, që nxitën protesta të dhunshme nga opozita.
Duke refuzuar çdo hetim të jashtëm, Vuçiç tha këtë të martë se zgjedhjet në Serbi “janë çështje e institucioneve shtetërore serbe”.
Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar partinë e Vuçic për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë.
Sipas Vuçiç koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që ka udhëhequr protestat, e kundërshton rezultatin zgjedhor sepse sipas tij, nuk doli mirë në zgjedhje ashtu siç priste.
Në zgjedhjet parlamentare, koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka dalë në vendin e dytë me 23.56 për qind të votave, pasuar nga Partia Socialiste e Serbisë me 6.56 për qind.