Peter Tiede, gazetari i Bild, që u bë i “famshëm” para disa kohësh në Shqipëri me paralajmërimet për lajme “bombë” që do rrëzonin Edi Ramën nga pushteti, është bërë aktiv sërish, pas arrestit shtëpiak të Sali Berishës.
Ai ka bërë një shkrim të egër kundër Ramës, duke thënë se ka frikë nga një plak 79-vjeçar dhe ndaj po e izolon.
“A po ndërmerr papritur Shqipëria masa kundër korrupsionit apo dikush ka frikë nga plaku? Një tërmet politik po trondit aktualisht vendin. Dihet që politika në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri ndonjëherë mund të jetë e ashpër. Politikanët e korruptuar, votat e blera, paratë e drogës dhe mafias, skandalet e përgjimeve mes partive dhe ministrave që shkarkohen për shkak të kontakteve mafioze…
Vështirë se ndonjë nga këto klishe mund lihet mënjanë. Por tani bastioni i kontrabandës së drogës në Evropë është në krye të të gjithave! Një konflikt politik që vazhdon prej vitesh mes kreut të qeverisë socialist Edi Rama (59 vjeç) dhe paraardhësit të tij, ish-presidentit konservator Sali Berisha (79 vjeç), po shkon drejt një kulmi të ri.
Berishës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në Tiranë. Akuza: korrupsion dhe shpërdorim detyre. Më shumë se 15 vite më parë, ai mësohet se ka privatizuar një qendër sportive në favor të dhëndrit të tij (i cili është gjithashtu i arrestuar). Berishës aktualisht i lejohet të komunikojë vetëm me avokatët e tij dhe disa anëtarë të familjes. Fotoja kryesore tregon ish-kreun e qeverisë duke treguar me të dyja duart shenjën e fitores nga dritarja e banesës së tij në Tiranë.
Kjo situatë u parapri nga një betejë në gjykatë dhe në parlament. Pak para Krishtlindjeve, anëtarët e Partisë Demokratike të Berishës u përpoqën të pengonin një mbledhje (parlamenti) në të cilën 79-vjeçarit do t’i hiqej imuniteti. Ata madje kishin përdorur karriget për të ngritur barrikada dhe hodhën bomba tymuese!
Vetë Berisha flet për një fushatë hakmarrëse të Ramës. Ai thotë se dëshiron ta përjashtojë nga frika e humbjes së pushtetit në zgjedhjet parlamentare që po vijnë në Shqipëri në 2025-ën. Pavarësisht arrestimit dhe bllokimit të komunikimit, BILD arriti të komunikojë me Berishën në Tiranë.
Ish-profesori i universitetit që e nxori Shqipërinë nga komunizmi i epokës së gurit pas 1991 thotë për BILD: “Ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në 32 vjet në vendin tim. Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze.”
Berisha e konsideron Ramën personalisht përgjegjës për futjen e tij në listën e sanksioneve të SHBA-ve, me informacione të rreme dhe ryshfet. Rama e mohon këtë prej muajsh. Çështja është bërë objekt i një skandali korrupsioni në SHBA. Ish-shefi i FBI-së në New York thuhet se ka marrë para dhe një licencë nafte nga Tirana”, shkruan Tide.
Për dikë që nuk e njeh çfarë ka bërë Sali Berisha këto 33 vite në Shqipëri, edhe mund ta besojë këtë shkrim.
Ndërsa për ata që kanë jetuar këtu, ky shkrim duket edhe më radikal se ato të portalit të familjes Berisha.
Siç duket ky gazetar nuk ka asnjë lidhje me gazetarin por me qenërin që leh për gjëra que as nuk i di dhe as nuk është kompetent për t’i vler¨suar. Ishte faj i Ramës që u tërhoq nga padia për shpifje ndaj këtij lehsi të paguar nga parat e Abit në Gjermani.