Një ngjarje e rëndë ndodhi në SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown, në periferi të New York City.
Policia e Clarkstown raportoi të shtunën se banori i New City që ishte rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville Sgt i Policisë Bronxville Watson Morgan, 49 vjeç, me sa duket vrau gruan e tij, Ornela 43 vjeç (nga Shqipëria) dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç. Policia beson se më pas ai vrau veten.
Katër trupat u zbuluan nga policia e New Yorkut pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.
“Z. Watson Morgan ishte i punësuar si rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville (NY). Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri. Në vendngjarje u gjet një pistoletë. Ky hetim është një incident i izoluar dhe publiku nuk është në rrezik”, bën të ditur policia në një deklaratë.
Watson, 49 vjeç, filloi karrierën e tij me Departamentin e Policisë së Nju Jorkut në vitin 2000 përpara se të bashkohej me forcën në Bronxville 7 vjet më vonë. Ai u gradua në rreshter në vitin 2016.
Sipas mediave amerikane që i referohen një zyrtari të shkollës, të dy djemtë ishin aktivë në Boy Scouts dhe në sportet e të rinjve, studentë të pëlqyer dhe të mirë.
Ai tha se familja kishte qenë shumë e përfshirë në shkollë dhe aktivitete në komunitet. Liam ishte në klasën e pestë në Laurel Plains Elementary në Neë City; Gabe ishte një nxënës i klasës së shtatë në shkollën e mesme Felix Festa në Ëest Nyack. Ornela Morgan ishte një mësuese e shkollës së mesme në Bronx.
Harvard University President Claudine Gay Resigns
Keep Watching
Departamenti i Policisë Clarkstown – Byroja e Detektivëve njofton se do të vazhdojë të hetojë dhe kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë incident i kërkohet t’ia japë atë policisë.