Nga Ilir Demalia
Nga mesi vite 1980 deri në 1989, në Tiranë u çfaq një personazh me mjekërr të madhe si Marksi, në një kohë që mjekrra dhe flokët e gjatë ishin të ndaluara, Ladi me një flamur të kub në dorë dhe me një foto të Karl Marks, hipte ke gurët e monumentit të Skëndërbeut dhe mbante fjalime.
Në fillim njerëzit ndalonin dhe grumbulloheshin , një gjë e paparë. Koka e Ladit në mes koqeve të kalit dhe fjalimet e tij me patos ishin një cfaqje tragjikomike.
Të rinjtë e Tironës, cunat e bordurave qeshnin dhe largoheshin. Pensionistët e Frontit Demokratik ndalonin dhe dëgjonin “nxënësin” e Marksist me seriozitet dhe përqendrim.
Vazhdojë kjo punë për disa kohë deri sa Ladin e mbyllën në psikiatri.
Pamja e Berishës dje ne ballkon me flamuj dhe duke mbajtur fjalim, më kujtojë Lad Marksistin. Ndërsa çeta Haxhiqamiliste poshtë pallatit që thërrisnin: O Sali, O hero gjithë Shqipëria ty të do!
Më ngjasonte me pensionistët e Frontit Demokratik, të rinjtë e grupit brainwash të PD me kryetarin Mustafa dhe të tjerë që nuk bëheshin më shumë se 100 vetë dukeshin si vullnetarët e Enverit në 1991.