Tashmë duket se kanë vendosur ta bëjnë zakon të përditshëm, që një grup njerëzish të mblidhen poshtë pallatit dhe Sali Berisha të dalë në dritare dhe t’u mbajë fjalim.
Vetëm se ka aq pak njerëz që mblidhen, sapo të kalosh aty, po të mos i njohësh, mendon se janë klientë të lokaleve aty përreth dhe po presin të lirohen tavolinat për t’u ulur ose funerali i ndonjë të moshuari në pritje të zbritjes së arkmortit.