Qeveria vendosi që 15 artistë e sportistë, të trajtohen me pension të veçantë.
Një pension të tillë e pretendon edhe Osman Mula anëtari i Këshillit Kombëtarë të Rithemelimit, sipas të cilit, nuk po e merr për shkak se kryeministri Edi Rama e urren atë.
“E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë! Sepse emri im do kalonte në dorën tënde.
Edhe pse emri im ndodhet tash shtat vjet në tryezën tënde si përparësi e shkresës së Ministrisë së Kulturës pasi jam dy herë i vlerësuar nga presidentët e Shqipërisë me titujt më të lartë.
Do ishte në nderin tuaj ta vlerësonit një artist që ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj teje se në fund të fundit je dhe kryeministri im. Por nuk të la urrejtja, është pikërisht ajo që të karakterizon dhe ta ka pushtuar trurin dhe sytë.
Pensioni nuk jepet për kontribut në Parti por për kontributin e vazhdueshëm që jep për artin kombetar, pa lëvizur një ditë nga Shqipëria dhe duke dhënë një kontribut në R.T.Sh si regjisor dhe si kompozitor, pasi më numërohen shumë çmime.
Unë nuk jam as servil dhe as konjuktural se së paku do e merrnja një emërim nga pala tjetër, por dhe për to isha i pabesushëm. Kjo është forca e një krijuesi. Po të përdor një fjalë nga zona ku jam rrit: Ma paç faqen e zezë.
Powerful Solar Storm Expected to Disrupt Radio Signals
Keep Watching
Jam krenar kështu siç jam, idealist por rebel kundër padrejtësive si majtas e djathtas”, shkruan ai.