Argita Berish person non grata me pasuri nën sekuestro preventive dhe me burrin e babain kandidatë për një burg të rëndë e cila ishte e pranishme në protestën e zhvilluar poshtë banesës së babait të saj ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi, është prononcuar për mediat, duke folur për Partinë Demokratike dhe për kreun e PD-së zyrtare, Lulzim Basha.
Lulzim Bashën, Argita Malltezi e cilësoi të mbaruar, teksa shtoi se “kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim”. Kurse kali i ngordhur Sali i duket hamshor, megjithse nuk ka fuqi as të ngrejë brekët dhe është i vdekur politikisht dhe i paradënuar për korrupsion nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Gita pra me paftyrsinë që i dallon si familje sulmon shokun dhe mikun e saj Basha:
“Lulzim Brava është një histori e mbaruar. Kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim, por kjo është çështje personale. Lulzim Basha është i mbaruar dhe këtë e them me bindjen time më të plotë”, tha ajo.
Argita Malltezi komentoi zërat se ajo mund t’i bashkohet Partisë Demokratike.
“Siç e kam thënë dhe më përpara kjo nuk është çështja e momentit. Çështja e momentit është arsyeja pse njerëzit dalin në rrugë dhe kjo është rikthimi i dinjitetit të kështjellës së demokratëve. Unë jam një prej tyre në këtë shesh./ Ekskluzive.al