“Alaska Airlines” ka rikthyer në shërbim një të katërtën e avionëve të saj Boeing 737 Max 9 (18 nga 65 gjithsej), pas kryerjes së disa inspektimeve të plotë në mjetet fluturuese. Kompania njoftoi se pjesa tjetër e flotës do të përfundojë së u kontrolluari në ditët në vijim.
Kontrollet e flotës u bënë pas incidentit që ndodhi me një Boing 737 Max 9, i cili humbi një dritare gjatë fluturimit.
Pilotët u detyruan që të bënin ulje emergjente ndërsa Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi që rreth 737 aeroplanë Max 9 të nxirreshin jashtë përdorimit dhe të inspektoheshin në nivel kombëtar.
Siç duket edhe nga videot e filmuara nga pasagjerët, ajo që shpërtheu ishte dritarja ku ndodhet edhe dalja e emergjencës, duke lënë të hapur një të çarë sa një frigorifer.
Momente tmerri në thuajse 5 km lartësi
Udhëtimi për 177 personat në bord u kthye në makth pasi një pjesë e avionit u shkëput teksa mjeti fluturues kishte nisur fluturimin, duke thithur sendet personale të pasagjerëve. Piloti u detyrua të bënte ulje emergjente në Portland.
Avioni në Ontario, Kaliforni u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Portlandit në orën 16:52, të premten, por u kthye vetëm 35 minuta më vonë pas incidentit të frikshëm.
Në audion e postuar në rrjetet sociale, dëgjohet zëri i pilotëve të “Alaska Airlines”, të cilët informojnë kullën për incidentin dhe kërkojnë leje për të bërë ulje emergjente.
Për fat të mirë, aeroplani bëri një ulje emergjente në aeroportin e Portland-it. Përpos panikut që përjetuan, mes pasagjerëve nuk pati të lënduar.