Policia franceze po heton Topin e Artë të shtatë të fituar nga Lionel Messi, atë të ngritur në vitin 2021. Sipas hetuesve, PSG ka kryer një operacion të dyshimtë për të siguruar që Çmimi më i lartë individual i famshëm në botë të përfundonte në duart e argjentinasit pas nënshkrimit me parizienët.
Marrëdhënia e krijuar mes klubit francez dhe Pascal Ferré, ish-drejtor i France Football, është nën vëzhgim. Ky i fundit ka pasur presion që kampioni argjentinas të fitonte kundrejt Robert Lewandowskit, kandidatit potencial në atë kohë. Ferre akuzohet për korrupsion dhe ndikim të drejtpëdrejtë.
Pasca Ferré, aktualisht zyrtari i shtypit i PSG-së, në atë kohë ka marrë disa dhurata, si ftesa të ndryshme në Parc des Princes në stendat VIP për të dhe miqtë e tij, si dhe udhëtime krejtësisht falas në Katar me fluturime të standardit shumë të lartë dhe akomodim falas në hotelet me luksoze.
Sipas hetimeve, arsyeja ka qenë zbutja e marrëdhënieve midis France Football dhe pronarëve të parizienëve, por që nxjerrin në pah një akt të paligjshëm. Messi, i cili triumfoi në Kupën e Amerikës në vitin 2021, ishte gjithashtu fituesi i edicionit të fundit të Topit të Artë, i teti në karrierën e tij.