Sali Berisha po e “pshurr” çdo ditë masën e arrestit shtëpiak. Sot mbajti fjalimin e radhës në ballkon, para tufës së shkalabanëve, që as vetë nuk e dinë se çfarë kërkojnë para banesës së tij.
Sot Saliu kishte recitimin e radhës duke u përqëndruar te ndërkombëtarët, që i cilësoi “Mafie ndërkombëtare”. duke përmendur shpalljen Non Grata nga SHBA dhe BM, ai tha se dy vjet më parë u tentua të eleminohej opozita.
Madje Saliu i quajti si shpëtimtarë të demokracisë “100 petritat saliarët lule” që edhe Amerika nuk i përkuli, ashtu si 200 petritat e PKSH, këta shkallaban pa dinë e iman na ishin shpresa e Shqipërisë, por në fakt nuk janë as shpresa e familjes Salbino që vështirë të shpëtojë nga kthetrat e drejtësisë, që sado i dobët tashmë e ka mprehur shpatën.
Ja bejtja qesharak e radhës e Sali Berishës që shikon ëndrra me sy hapur:
“Sonte në shi, në kushte të vështira ju dëshmuat se nuk ka asnjë pengesë para jush, në kthesën tuaj, në një betejë pa kthim kundër të keqes së madhe që po rrënon çdo ditë qenien e kombit dhe që quhet, Edi Rama dhe regjimi i tij. Miqtë e mi! Në rast se mendojmë se çfarë është shpresa, ajo është rrezja që shpon çdo errësirë, çdo tunel dhe që jep dritë udhës që duhet të ndjekim.
Në të vërtetë, shpresa sot jeni ju, me qëndresën tuaj, të cilët keni vendosur të përballeni me diktaturën. Jeni të vendosur që të qëndroni si opozitarë të pamposhtur, të mbroni liritë, të drejtat më themelore, dinjiteti njerëzor, nga narkoshteti i Edi Ramës që po rrënon çdo ditë Shqipërinë e shqiptarët”, tha Berisha.“Dy vjet më parë me instinktin tuaj të lirisë, në ndjesinë më fisnike të njeriut, të dinjitetit të tij, kur e patë se opozita me program po tradhtohej, se Shqipëria po dënohej me një opozitë aleate të Edi Ramës, u ngritët fuqishëm në kushtet më të jashtëzakonshme dhe i thatë jo, prerjes në besë të idealeve demokratike të shqiptarëve.
I thatë jo, presionit, shantazheve të mafies së Xhorxh Sorosit dhe mafies ndërkombëtare. I thatë jo përpjekjes për një Shqipëri pa opozitë dhe rithemeluat opozitën e kombit shqiptar, e cila bëri gjithçka për të dalë në shesh, për të lënë mënjanjë çdo mashtrim dhe gënjeshtër dhe ju tha shqiptarëve të vërtetën, se sot për vullnetin, votën, dinjitetin tuaj, ju keni një armik po kaq të egër sa në diktaturën më të zezë të të shkuarës komuniste. Dhe ky armik është Edi Rama”.
Pas kësaj ushtarët u shkrinë nga mallëngjimi për fitoren që kishin arritur, duke “mposhtur” diktaturën e Edi Ramës poshtë dritares së komunistit të fundit të lindjes, që me çfarë po shikojmë i ka ardhur fundi./ Ekskluzive.al