Krizë financiare në Turqi për Konyaspor. Klubi i Superligës në këtë vend ka disa muaj pa paguar disa futbollistë, mes tyre edhe Sokol Cikalleshin. Sulmuesi i Kombëtares dhe portieri i ekipit, Paul Bernandoni kanë muaj pa marrë atë që u takon.
Dyshja kanë kërkuar pagat e prapambetura, ndërsa nga klubi kanë marrë veçse refuzim, duke i lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen e kësaj të diele kundër Galatasaray.
Mediet turke bëjnë me dije se portieri francez ka shkuar më tej, duke angazhuar avokatët pasi ka “disa kohë” i papaguar. Tre muaj pagë nuk ka marrë as Cikalleshi, që ka shënuar tetë gola këtë edicion në elitën e Turqisë.