8 janari ka shënuar një nga momentet më të pazakonta në historinë e politikës shqiptare, kur militantët e Berishës, iu turrën selisë së vet, për të nxjerrë me forcë pjesën tjetër të partisë së tyre.
Kujtojmë që brenda ishin shumë prej deputetëve që sot rreshtohen krah Berishës, nga Gaz Bardhi tek Ervin Salianji, të cilët për pak mund të humbnin edhe jetën brenda ambienteve të SHQUP, nëse nuk do të ndërhynte policia.
Vetë Salianji iu doli me shkop në dorë, por në ato momente nuk i doli njeri përpara, se mund të kishim ndonjë skenë që do patakste dynjanë, ndërsa Grida Duma dilte si “Nora e Kelmendit” e mbuluar dhe me badigardë.
Superdhëndri ndërkohë, që në këto raste bën kameramanin, i filmonte.
Që prej asaj kohe tashmë kanë rrjedhur shumë ujëra dhe Berisha arriti ta marrë selinë e SHQUP (jo me dhunë, por me një vendim qesharak gjyqësor).
Vetëm se iu ka mbetur veç selia, pasi tashmë njerëzit sa vijnë dhe iu pakësohen.