Ambasada Amerikane në Shqipëri, ka përgëzuar shqiptaren Violeta Berisha, e cila së fundmi u betua si Kryetare e Bashkisë së Fairview në Nju Xhersi, SHBA.
Ambasada shkruan se fitorja e atë të parën shqiptare-amerikane dhe gruan e parë që mban këtë pozicion që nga themelimi i Fairview si bashki.
“Urime për Violeta Berishën, e cila së fundmi u betua si Kryetare e Bashkisë së Fairview në Nju Xhersi, duke e bërë atë të parën shqiptare-amerikane dhe gruan e parë që mban këtë pozicion që nga themelimi i Fairview si bashki”, shkruan ambasada.