Emisioni “E Diell” bëri një sondazh së fundmi për personazhin më frymëzues në Shqipëri. Një ndër emrat e këtij sondazhi ka qenë edhe Luiz Ejlli.
95% e njerëzve zgjodhën Luizin si personazhin më frymëzues, por mesa duket ky rezultat nuk e ka kënaqur këtë të fundit, pasi dëshironte që sondazhi të dilte 100% vetëm me emrin e tij.
Ronaldo Sharka i kërkoi ish-banorit të “Big Brother VIP 2”, një video prononcim për këtë sondazh në të cilën ai shprehet:
Këtë video-selfie po e bëj për “E Diell” tek Ronaldoja meqenëse kanë hapur një sondazh dhe doja t’i thoja që nuk jam dakort me ato komentet dhe përzgjedhjet që keni bërë, jam komplet kundër, kërkoj rinumërim të komenteve sepse nuk është normale të jenë 95% në emrin tim.
Kjo tregon që është e shitur, emisioni është i shitur, Roni është i shitur, turp të keni, paçi faqen e zezë! Urime për emisionin, faleminderit.