Luis Hasa nuk do të harrojë ndeshjen e mbrmshme ndaj Frosinones, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Lojtari fare i ri i Juventusit, me origjinë nga Peqini në Shqipëri, në fakt është thirrur për herë të parë në ekipin e parë nga Allegri.
Emri i tij ishte në listën e trajnerit të Juventusit për ndeshjen ndaj Frosinones. Hasa ka zgjedhur fanellën me numrin 50 bardhezi. Hasa tashmë ishte thirrur në ekipin e parë në verë për ndeshjen miqësore ndaj Atalantës, më 12 gusht.
E enjtja e kësaj jave regjistroi thirrjen e tij të parë me bardhezinjtë e Allegrit për një ndeshje zyrtare. Hasa, i lindur në vitin 2004, sapo ka mbushur 20 vjeç, është mesfushor-sulmues, me këmbë të mira dhe vizion të lojës.
Këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje me Next Gen, teksa më 19 dhjetor shënoi golin e tij të parë në Serie C, me goditje dënimi të bukur kundër Virtus Entella. Tani kapërcimi i shqiptarit te të mëdhenjtë, Allegri i dha një shans kundër Frosinone.