Nemanja Matic u transferua gjatë merkatos verore nga Roma te Rennes në Ligue 1, klub ku është kthyer në çështje gjatë ditëve të fundit.
Me anë të një komunikate zyrtare, klubi francez denoncoi zhdukjen e mesfushorit për tri ditë radhazi. Ndërkohë që 35-vjeçari është bërë i gjallë duke shpjeguar arsyen e mungesës së tij në stërvitje.
“Të dashur tifozë, dua t’u jap fund të gjithë spekulimeve dhe të them se verën e kaluar u nderova nga ftesa për të qenë pjesë e Rennes dhe pjesë e projektit ambicioz që kishte nevojë për një futbollist me karakteristikat dhe përvojën time.
Pas 6 muajsh këtu mund të konfirmoj se sa i jashtëzakonshëm është ky klub për të gjithë lojtarët, veçanërisht për të rinjtë. Fatkeqësisht, për shkak të gabimeve të mia, unë nuk arrita të përshtas jetën private me atë profesionale.
Nuk arrita t’i regjistroj fëmijët në shkollën ndërkombëtare (ata kanë qenë pjesë e saj që nga fillimi i karrierës së tyre shkollore). Prandaj isha larg për 3 ditë, për të zgjidhur këtë problem të madh për mua dhe familjen time”, thekson Matic.