Një mashkull vendos të testojë femrat se sa “të ndershme” janë dhe për këtë arsye ndërton një kurth, të cilit nuk i reziton asnjëra…
Testi 1: Mashkulli shfaqet si një djali i ri, i veshur keq, por që i propozon një femre të bukur, të cilën e fton në një takim. Por refuzimi i vajzës ishte i menjëhershëm: “Çfarë mendon ti për mua. Unë nuk jam k…ë!”.
Djali tregohet këmbëngulës dhe i ofron për seks si fillim 50 euro, më pas 200 euro dhe në fund 2 mijë euro, shumë që ia ndryshon mendjen vajzës.
Në momentin e fundit është djali, ai që nuk pranon, pasi i kujton se ajo i tha që “nuk ishte k…ë”(çfarë zhgënjimi…).
Testi 2: Është sërish djali i veshur keq, i cili fton për një takim një vajzë të bukur, të cilën e has në rrugë, por ajo e refuzon automatikisht, pasi i thotë se ajo e ka një të dashur dhe ikën.
Djaloshi në pak sekonda ndërron rrobat, vë syze dhe kapele dhe merr një supermakinë. Më pas i afrohet vajzës në fjalë dhe i kërkon që të hipë në makinë me të dhe të shkojnë në ndonjë bar, apo në ndonjë hotel, ose në shtëpinë e tij në një lagje të famshme.
Pa mbaruar mirë fjalinë, vajza kishte hipur në makinë, por tashmë kishte ardhur mundësia e djaloshit, që t’i kujtonte se ai ishte personi që ajo refuzoi vetëm pak sekonda më parë. Për këtë arsye i kërkon në mënyrë brutale të zbresë nga makina (rri si m..t tani…).
Testi 3: Djaloshi protagonist këtë herë maskohet si një plak, i cili ka probleme me shëndetit dhe për të ecur i duhet të mbështetet në një pajisje me rrota.
Ai i afrohet një femre mbi të 30-at dhe e fton atë që të hanë bashkë një drekë, ose që të dalin një xhiro.
Femra qesh, duke dashur ta vërë në lojë plakun, i cili mezi mbahej në këmbë, madje ajo i thotë se “je shumë i vjetër”.
Gjithsesi “plaku” i kërkon asaj ta ndihmojë, që të fusin pajisen që përdor për të ecur në bagazhin e makinës së tij. Kur afrohen te makina e tij Ferrari i kuq, femra e pyet me mosbesim: “Kjo është makina jote?! Ferrari?!!”.
Por ai i shpjegon se ka punuar një jetë të tërë dhe sigurisht që ka një Ferrari. Më pas e fton atë për një xhiro.
Por ende pa u nisur mirëm ai e zbret dhunshëm nga makina, pasi i kujton se ajo pranoi të shkonte me të, vetëm pasi pa që ai kishte një Ferrari (ik pirdhu!).