Gazetari Lavdrim Lita komentoi vendimin për të përjashtuar me 60 ditë deputetët të cilët bëjnë shkelje në sallën e Kuvendit.
Ai tha se ky vendim mund të shkojë edhe në tre muaj, pasi sipas tij, vënia e flakës së karrigeve është akt i turpshëm që ne e dënojmë edhe në jetën e përditshme.
“Çdo zgjedhje që do të bëhen kanë rrezikun të jenë antikushtetuese. Gjykata Kushtetuese ia ka lejuar votën diasporës. Duhet të ngrihet sa më shpejt regjistri i votuesve të diasporës nga ana e KQZ dhe duhen bërë aplikime ligjore.
Nuk ka shumë kohë dhe Edi Rama këtë gjë nuk mund ta bëj vetëm, i duhet bashkëpunimi i opozitës, ai duhet të jetë më tolerant në raport me komisionet hetimore parlamentare, sepse janë të vetëm mjete që kanë opozita.
Ato janë e një e drejtë e pamohueshme”,-tha gazetari Lita, ndërsa nuk la pa kritikuar sjelljen e opozitarëve në sallën e kuvendit.
“Unë e mendoj komplet kundër. Unë mendoj se mund të shkoj edhe tre muaj, sepse ajo që bëjnë ata me ndezjen e zjarrit nëpër karrige, ne këto akte i dënojmë në jetën tonë të përditshme, Janë gjëra të turpshme. Ne supozohet të kemi ajkën në Kuvend. Nuk kemi zgjedhur piromanë”,-shtoi Lita në Euronews Albania.