31-vjeçari Muhannad Kaddou është përballur disa ditë rresht me akuzat e bashkëshortes së tij se e tradhtonte me një femër tjetër, pasi gjenin në makinën e tyre thonj femrash si dhe automjeti vinte era hashash.
Ai e dinte se asnjë lloj tradhtie nuk kishte ndodhur, por nuk dinte as vetë si t’ia shpjegonte nënës së dy fëmijëve të tij, atë që gjenin çdo mëngjes.
Megjithatë, një natë, duke kontrolluar nëse makina ishte e mbyllur, ai vuri re se çelësi automatik nuk përgjigjej.
Pastaj, siç thuhet më tej, vuri re se dy persona kishin “pushtuar” makinën e tij.
I tronditur plotësisht, ai kontrolloi disa herë tabelat për t’u siguruar se nuk po ngatërronte makinë.
Burri tregon:
U përpoqa ta mbyllja, por një grua që gjendej brenda e hapte gjithë kohën me pajisje. Në fund, arrita t’i mbyllja njerëzit brenda dhe thirra policinë”.
Siç mësoi më pas, në atë zonë ishte kthyer në trend që të rinjtë futeshin në brendësi të makinave gjatë natës e tymosnin hashash, veçse edhe i vidhnin në raste të ndryshme.