Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për t’u paraqitur në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit.
Më anë të një njoftimi, bëhet me dije se prokurorët e posaçëm kanë vendosur të mos pranojmë kërkesën e depozituar nga avokatët e Berishës, i cili aktualisht mbahet në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit pasiv për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’.
“Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit.
Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj”- njofton Prokuroria e Posaçme.