Nga Spartak Ngjela
Brenda një teorie hetimi ndaj një krimi si ky që po zhvillohet kundër Belerit, për kryeministrin aktual të Greqisë, Mitsotaqis, del i fortë dyshimi që kryeministri i Greqisë mund të ketë qenë bashkëpunëtor në krimin që ka kryer kundër Republikës së Shqipërisë, Fredi Beleri.
Kryeministri i Greqisë dhe qeveria e tij kanë mbetur skllevër në mbrojtje të një hajduti, Fredi Belerit.Por ç’është ky shqetësim kaq banal për një kryeministër, që ndonëse po tregohet i fortë për të mbrojtur një të ashtuquajtur vorioepirot, në fakt po kuptohet se është në hall personalisht. Po cili mund të jetë halli i tij?
Brenda një teorie hetimi ndaj një krimi si ky që po zhvillohet kundër Belerit, për kryeministrin aktual të Greqisë, Mitsotaqis, del i fortë dyshimi që kryeministri i Greqisë mund të ketë qenë bashkëpunëtor në krimin që ka kryer kundër Republikës së Shqipërisë Fredi Beleri.
Kjo është mundësia me e madhe për të shpjeguar frikën e Mitsotaqisit.
Sepse, si mund t’i dalë në mbrojtje kryeministri i Greqisë një vjedhësi të kapur në flagrancë në Shqipëri?!
Të shohim, sepse gjithçka do të varet nga hetimi.
Keep Watching
Gjithsesi është e turpshme kjo që pamë me kryeministrin e Greqisë.
Është edhe mllef antishqiptar gjithashtu. Por shqiptarëve aq u bën.
Kurse qeveria shqiptare duhet menjëherë të kërkojë hapjen e shkollave shqipe në Greqi.
Kjo është një domosdoshmëri historike, dhe, për kryeministrin e Shqipërisë ka ardhur koha që t’i kërkojë Greqisë reciprocitetit.
Pa shkolla shqipe në Greqi, nuk mund të ketë as shkolla greke në Shqipëri.
Kjo është drejtësia historike e kohës së sotme.
Dhe prandaj, shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Greqisë duhet ta nisin sa më parë botërisht përpjekjen e tyre në kërkesë për hapjen e shkollave shqipe në Greqi, ku jetojnë sot rreth 4 milionë shqiptarë.