Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Së fundmi Gazi dhe Roza kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe sipas mendimit të Gazit me aq detaje sa ka parë, çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë së “BBV3” do të jenë Ilnisa dhe Meritoni.
Mesa duket Gazi duket se e ka studiuar mirë situatën dhe ndoshta mudn të ketë të drejtë. Të shtrirë afër njëri-tjetrit Meritoni dhe Ilnisa shkëmbejnë puthje në faqe dhe Ilnisa shprehet se dëshiton të iki nga sytë e të gjithëve përveç tij.
Ilnisa: Nuk di ca të bëj këtu… hapa derën ika
Ilnisa: Jo vetëm nga ty nuk iki
Pas debatit që pati përsëri me Merin në oborr, Roza më pas debatoi ashpër edhe me Romeon, të cilin arriti ta nevrikoste. Kjo ndodhi pasi edhe banorët e tjerë e kanë vënë re pyetjet ngacmuese që Roza u bën banorëve, duke i prekur në pika mjaft delikate. Ama Romeo nuk e ka lejuar këtë duke u shprehur se Roza e ka personale.