Komiteti i të Drejtave të Njeriut që vepron pranë selisë së OKB-së në Zvicër ka marrë në shqyrtim rastin e paprecedentë të ndodhur në Shqipëri ndaj gazetarit të kronikës, Elton Qyno të cilit SPAK i bëri kontroll fizik, banese dhe zyre duke i sekuestruar të dhënat elektronike dhe dokumente pune.
Në dokumentin e siguruar bëhet thirrje që SPAK të ndalojë inspektimin e mëtejshëm të materialeve që i janë sekuestruar Qynos.
Gjykata (Komiteti) i të Drejtave të Njeriut që vepron pranë selisë së OKB-së në Zvicër ka marrë në shqyrtim rastin e paprecedentë të ndodhur në Shqipëri ndaj gazetarit të kronikës, Elton Qyno të cilit SPAK i bëri kontroll fizik, banese dhe zyre duke i sekuestruar të dhënat elektronike dhe dokumente pune.
Komiteti i gjyqtarëve ndërmori një masë pezulluese ku i kërkon Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të përmbahet dhe të ndalojë kryerjen e çdo inspektimi apo përpunimi gjyqësor të materialit që i ka sekuestruar gazetarit Elton Qyno.
Në dokumentin zyrtar të shpërndarë nga institucioni bëhet me dije se Komiteti do të vazhdojë të ndjekë rastin e gazetarit Elton Qyno duke i dhënë afate konkrete shtetit shqiptar për të dhënë prapësime ndaj këtij rasti.