Shannen Doherty po përgatit funeralin e saj. Ylli 52-vjeçar i “Beverly Hills, 90210”, që po lufton me kancerin në fazën e katërt që nga viti 2015, foli për këtë në podkastin e saj të njohur “Let’s Be Clear With Shannen Doherty”.
“Dua të jetë një festë dashurie”, tha aktorja, e cila gjithashtu tregoi se pse nuk do të donte që disa njerëz të shfaqeshin në ceremoni.
“Unë jam ende gjallë, por… “Natyrisht gjëja më e rëndësishme është se nuk dua të vdes shumë shpejt, sepse kam ende shumë gjëra për të realizuar”, tha ajo, duke renditur disa nga qëllimet që do të donte t`i arrinte që nga mbledhja e fondeve për luftën kundër kancerit e deri tek ndryshimi i ligjeve për therjen e kafshëve në Shtetet e Bashkuara.
Kanceri iu rikthye, Shannen Doherty përgatit funeralin e saj:
Megjithatë, ylli foli edhe për atmosferën që do të donte në funeralin e saj, duke e përshkruar atë si një “festë dashurie” dhe duke thënë se do të preferonte njerëzit që ajo pëlqen të marrin pjesë në vend të atyre që do të marrin pjesë ” sepse është gjëja politikisht korrekte për t’u bërë.”
“E di që janë biseda që mund të duken të cuditeshme, por duhet t’i përballoj sepse jam e ndërgjegjshme që kjo do të ndodhë dhe që po largohem”, sqaroi Doherty e cila u ndal tek detajet që lidhen me të ftuarit në funeralin e saj: “Do të doja që lista e të ftuarve të jetë e shkurtër.
Unë njoh shumë njerëz që nuk më pëlqejnë mjaftueshëm dhe që mendoj se do të shfaqen gjithsesi, por ama unë nuk dua që të jenë aty. Nuk i dua sepse arsyet përse do të merrnin pjesë në ceremoni nuk janë domosdoshmërisht arsyet më të mira.” Dhe më pas shtoi duke qeshur: “Do të vinin se nuk duan të bëjnë përshtypje të keqe, ndaj dua t’ua heq presionin…”.
Sa i përket djegies së saj të mundshme, ylli shpjegoi se planet e saj përfshijnë përzierjen e hirit me atë të qenit dhe babait të saj dhe shpërndarjen në një vend në Malibu, i cili në të shkuarën, ka pasur një rëndësi të madhe për të dhe të atin.