Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta Ibrahim Rugovën, udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, president i Kosovës dhe një nga figurat më të rëndësishme politike të fundshekullit të XX-ë.
Përmes një postimi ne Facebook, Rama fillimisht se janë 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara monumentit të kujtesës sonë kombëtare.
“18 vite pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare”, shkruan ai.