Gjykata e Lartë do të vendosë në 27 shkurt nëse dosja e 21 janarit duhet t’i kalojë SPAK. Gjykata e Lartë do shqyrtojë kërkesën e familjes Nika.
Do jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë se kush do t’i vijojë hetimet për 21 janarin, Prokuroria e Tiranës apo SPAK, për të hapur hetimin e krimit shtetëror në bazë të vendimit të gjykatës së Strasburgut.
Edhe kreu i qeverisë, Rama në ceremoninë përkujtimore të 21 janarit, tha se shpreson që Gjykata e Lartë të marrë një vendim me drejtësi.
“Mbetet veçse të shpresojmë që Gjykata e Lartë do vendosë me drejtësi me 27 shkurt dhe do të lëvizë barrën e rëndë të 21 janarin nga kurrizi pa shtyllë i prokurorisë së Tiranës në duart e SPAK për të hetuar ç’ka krejt është shkruar qartë në vendimin e asaj gjykate, asgjë më shumë, asgjë më pak”, tha Rama.
Kërkesa e familjes Nika ka përfunduar në Gjykatën e Lartë pasi GJKKO dhe Apeli i GJKKO e rrëzuan. 27 shkurti është vendimtar për të ndarë përfundimisht nëse SPAK do marrë në dorë 21 janarin e pahetuar si krim shtetëror