Muli ishte konsultuar sot me Doktorin për temën që do fliste nga Ballkoni.
-Do flas për Rugovën tha. Më ka marrë malli. Që nga 1996 e takova vetëm një herë se mu mërzit që doja ta hiqja e të vija në vend të tij Adem Demaçin.
-Po çfarë mesazhi do japësh, tha Muli se duhet të përgatis Aldon.
-Duhet të japim mesazhin e durimit dhe rezistencës si Rugova.
-Shumë mirë tha Muli.
Doli jashtë thirri Aldon dhe i tha që në fjalën e sotme duhet të flasësh për Kosovën dhe të thuash ashtu siç rezistuan ata ndaj serbëve ashtu duhet të rezistojmë dhe ne ndaj vëllait të Vuçiqit Edi Ramës.
Dhe duhet të marrësh si shembull Rugovën.
Doli Aludua i shkret dhe ja nisi.
-Ne duhet të qëndrojmë. Ne duhet të rezistojmë. Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën atë që rezistoi dhe duroi dhjet vite përballë Serbisë. Ne në fakt kemi 11 por do t’ia dalim vetëm. Rezistenca e tij na frymëzon.
Iku Aldua.
Pastaj doli Doktori në majë të ballkonit.
Të nderuar demorkatë.
Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Skënderbeun me letër që i rezistoi Serbisë për dhjetë vite. Ne sot kujtojmë atë burrë që falë rezistencës së tij i dha lirinë Kosovës.
Ashtu duhet të bëjmë dhe ne.
Por të nderuar demokratë, ne kemi duruar shumë. Boll kemi duruar. Tani nuk durojmë më. Duhet të hidhemi në sulm, se durimi nuk na nderon. Duhet të rrëzojmë një orë e më parë këtë qeveri. Kush thotë që duhet të durojmë bën punën e Edi Ramës.
Aldua i çuditur nga fjalimi i Doktorit pyeti Mulin.
-Ore ti a më the duhet të mbrojmë Rugovën dhe luftën e tij. Ai me durim e kaloi këtë punë. Se Doktori tani më nxori agjent të Edi Ramës.
-Nuk e di tha Muli, po e ke fajin vetë se dhe kemi 11 vjet në opozitë, kurse Rugova për 10 vjet mundi Serbinë, ne për 11 nuk mundim dot Edi Ramën. Ka të drejtë Doktori.
-Dakord mo po më thoshe të mbroja Hashim Thaçin, jo Rugovën.