Në Kominsionin e Ekonomisë po zhvillohen diskutime për Aeroportin e Vlorës ku është i pranishëm edhe ministri Ahmetaj. Ndërsa fjalën e mori Dashamir Shehi, i cili u shpreh kundër shtimit të investimeve turke në Shqipëri.
Shehi theksoi se duhen të tërhiqen më shumë investitorë perëndimorë.
“Ne kromin e ka marrë turku, shkollat i kishte turku dhe aeroportin turku, BKT turku. Unë nuk jamë dakord të zgjerohen më investitorët turk, ju duhet të bëni ofertë për vende perëndimore. Të vij një kompani gjermane, daneze. Nuk gjetët dot ju një shtet perëndimor. Nuk i duam turbulencat turke. Nuk më pëlqejnë të zgjerohen prezencat e investimeve turke në Shqipëri. Do ndërtojmë Perandorinë Otomane ne këtu. Nuk po them që kanë shkëlqyer qeveritë e tjera në këtë proces. Në mënyrë strategjike duhet të shohim qeveritë e Europës. Kur të na bini letrat do flasim edhe për taksat dhe për të gjitha”, përfundoi Shehi dhe më pas u largua nga mbledhja.