Pasditen e sotme ambientet e komisariatit të Policisë së Durrësit u kthye në skenë krimi. Oficeri i policisë gjyqësore, Arben Pjeçi, me gradë nënkomisar, është gjetur i vetëvrarë rreth orës 16:15, (25 janar 2024) në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës.
Oficeri i policisë kishte orë që kishte humbur kontaktet. Familjarët të shqetësuar kishin kërkuar ndihmën e policisë të cilët pasi kanë hapur me forcë zyrën e kanë gjetur të vetëvrarë me armën e shërbimit.
Pjeçi ishte pezulluar nga detyra me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Durrësit dhe sot do të ekzekutohej vendimi, ndërkohë mësohet se prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të situatës ku ndodhej.
Pjeçi, i moshës 50 vjeçare është vetëvrarë me një plumb
NSpecialisti i Policisë Kriminale, Arben Pjeçi i vetëvrarë në ambientet e policisë së Durrësit është dënuar nga Gjykata për plagosje të lehtë me dashje lidhur me një sherr në vitin 2022 me komshiun e tij Kujtim Huqi, ish shofer në polici. Për shkak se Pjeçit i pikonte ballkoni në tendën e Huqit, të dy janë zënë me grushta e shkelma.
Denoncimin në polici e ka bërë duke deklaruar se vetëm e ka shtyrë Huqin por nuk e ka goditur. Megjithatë Gjykata i ka konsideruar fajtorë të dy për plagosje të lehtë. Por dënimi me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, solli pezullimin e Pjeçi nga detyra dhe më pas vetëvrasjen e oficerit në kushtet e depresionit…