as një interviste ku fliste për kënaqësitë dhe fantazitë e cmendura seksuale mes saj dhe ish partnerit Charles Mcgonigal në një media britanike, Allison Guerrero u shfaq sërish në një tjetër studio, në atë të Syri Tv.
Ish partnerja e ish agjentit të FBI, e cila pati deklaruar më herët se nuk do jepte asnjë intervistë pa një ofertë të mirë financiare nga gazetarët, u mor në pyetje nga Cim Peka.
Bëhet fjalë pikërisht për gruan që gjatë vitit 2023 shkroi në twitter se ishte paguar nga mediat shqiptare për intervistat e saj, pasi i duhej të paguante faturat e veta.
Mediat raportuan se në Amerikë, oferta e Guerreros ishte 10.000 dollarë për një intervistë.
Përballë faktit të njohur tashmë, të intervistave me pagesë nga Guerrero, misteri mbetet se sa shumë ka paguar Cim Peka dhe televizioni i familjes Berisha, për një intervistë të tillë ?!