Ditën e sotme në dyert e SPAK trokiti Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, i cili u shfaq i qeshur teksa e çoi dhe e mori një makinë me shofer personal.
Malltezi hyri në SPAK si ta kishte të shtruar tapetin e kuq. Ndonëse nën masën “arrest në shtëpi”, ai u shfaq si një njeri i lirë, madje mbajti dhe një konferencë për gazetarët.
Njësoj si ai, edhe vjehrri i vet Sali Berisha, një ditë më parë.
Një kontrast i madh, ky me rastin e Alma Kaçit, e cila po ashtu u paraqit në SPAK, po këtë të enjte, pak më vonë se dhëndri i Berishës.
Ajo ka të njëjtën masë arresti me Malltezin, por paraqitja e saj në SPAK ndryshon si nata me ditën.
Ajo është marrë me polici nga banesa e saj, dhe po me polici është shoqëruar deri te dera e SPAK-ut, e madje pasi ka dhënë dëshminë, është rikthyer sërish e shoqëruar me polici, aty ku duhet të qëndrojë nën “arrest shtëpie”.
Në fakt, ndaj Kaçit nuk është bërë padrejtësi. Është zbatuar e gjithë procedura ashtu siç duhet të ndodhë me çdokënd, përshirë edhe “VIP”-at, të pushtetshmit, apo të fortët.
Keep Watching
Gjë që në fakt, nuk zbatohet për Berishën dhe dhëndrin e tij.