Ekzekutimi i parë në botë me azot në Alabama është brutal, ka thënë shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk.
“Më vjen thellësisht keq për ekzekutimin e Kenneth Eugene Smith në Alabama, pavarësisht shqetësimeve serioze se kjo metodë e paprovuar e azotit mund të përbëjë torturë ose trajtim mizor, çnjerëzor ose poshtërues”, tha Volker Turk.
Bashkimi Europian denoncon ekzekutimin me azot në SHBA, tha në një deklaratë zëdhënësi i Komisionit Europian, raporton Reuters.
“Bashkimi Europian shpreh keqardhjen e tij të thellë për ekzekutimin e Kenneth Eugene Smith në Alabama dhe denoncon metodën veçanërisht brutale të ekzekutimit, e cila është edhe më e dhimbshme nga fakti se i burgosuri ishte tashmë subjekt i një tentative ekzekutimi në nëntor 2022″, thuhet në njoftimin e Komisionit.
BE theksoi gjithashtu është kundër dënimit me vdekje në çdo rrethanë.