Një incident ka ndodhur ditën e sotme, ku rrota e përparme e një avioni Boeing 757 të Delta Air Lines, me 184 pasagjerë, u shkëput ndërsa avioni po përgatitej për ngritje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Atlantës në SHBA, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
Sipas një njoftimi të lidhur nga FAA, asnjë nga 184 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit nuk u lëndua gjatë incidentit.
Sipas gazetës, nuk ka pasur asnjë koment nga Boeing, ndërsa vazhdon hetimi për incidentin nga Administrata Federale e Aviacionit vazhdon, raportojnë mediat e huaja.
“U kërkojmë falje klientëve tanë për shqetësimin”, deklaroi kompania ajrore, duke shtuar se një gomë ishte shkëputur nga pajisjet e uljes së avionit.
Kompania Delta gjithashtu njoftoi se pasagjerët u transferuan në një avion zëvendësues.