Ne datat 29 dhe 30 janar, Tirana do të marrë presidencën e Unionit të Bashkive të B40. Aktiviteti do të mbledhë në kryeqytetin shqiptar mbi 70 kryetarë bashkish e përfaqësues të qyteteve ballkanike, ndërsa përgjatë gjithë këtij viti ngjarjet dhe eventet do të jenë të shumta tha Drejtori i Politikave të Zhvillimit, Planifikimit Strategjik dhe Integrimit në Bashkinë e Tiranës, Genci Kojdheli.
“B40 është një organizëm qytetesh ballkanike, mbledhura bashkë nga Stambolli dhe Athina. Pritet që në Tiranë të kemi mbi 70 përfaqësues nga qytete të Ballkanit.
Vitin e parë e pati Stambolli, vitin e dytë e kishte Athina dhe tashmë e ka Tirana. Kjo është një nga angazhimet e kryetarit të bashkisë për ta mbajtur Tiranën nën vëmendjen e qyteteve ballkanike.
Në vitin 2025 do të jemi dhe kryeqyteti mesdhetar i Tiranës. Do të vijnë përfaqësues nga 70 qytete të Ballkanit për samitin hapës të B40, ndërsa përgjatë gjithë vitit, ne si administratë do të vazhdojmë të shtyjmë disa nga temat e bashkëpunimit për të bërë realitet atë që është axhenda e Tiranës.
Unë do bashkëpunoj me të gjithë përfaqësuesit me qëllim që këto axhenda të bëhen realitet. Për mjedisin, kulturën, demokracinë”, tha Drejtori i Politikave të Zhvillimit, Genci Kojdheli.
Gjatë një interviste për Report TV, Kodheli tregoi se çfarë sjell marrja e këtij titulli.