Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ditën e sotme, duke shigjetuar mazhorancën tha se kush ka panik nga hetimet që po kryen SPAK, Zoti i lëntë pa gjumë.
Reagimit të kryedemokratit i është përgjigjur deputeti socialist Erion Braçe, teksa i nxjerrë një foto të Lulzim Bashës, asokohe ministër i Brendshëm, krah Sali Berishës, kryeministër, si dhe kreut të Gardës Ndrea Prendit, nga një mbledhje pas vrasjes së 4 protestuesve në 21 janar 2011.
Braçe pyet Bashën nëse e mban mend mbledhjen brenda në Gardën Republikane e shton se bashkë me Berishën janë zinxhiri komandues i pushkatimeve në 21 janar!
‘Lulzim: Gjaku ta shtoftë ankthin e gjaku të lënë pa gjumë! (Edhe pse e torturon gjumin me vullnetin tënd) E mban mend këtë mbledhjen Lulzim? 23 janar 2011, brenda në Gardën Republikane; ju, zinxhiri komndues i pushkatimeve në 21 janar!’- shkruan Braçe.
Prej kohësh Partia Sociliaste i ka bërë thirrje drejtësisë që të hetojë 21 janarin dhe çështjen ta marrë në dorë SPAK, e të thirren për tu pyetur Sali Berisha dhe Lulzim Basha.