Karim Benzema duhet të presë për t’u rikthyer në futbollin europian. Sulmuesi francez nuk po arrin të përshtatet me jetën në Arabinë Saudite.
Ndërkohë që 36-vjeçari nuk ka një raport të mirë me Gallardon, trajnerin argjentinas të Al-Ittihad, skuadër ku Benzema u transferua gjatë verës.
Së fundmi u përfol për një rikthim te Reali i Madridit, por lajmi u mohua nga vëllai i fituesit të Topit të Artë në vitin 2022.
Emri i Benzemasë u lidh edhe me Chelsean, teksa nuk u përjashtua mundësia e rikthimit në Francë te Lyoni.
Por, Arabia Saudite nuk mund të lejojë të humbë një emër të madh si Benzema dhe çështja e largimit të tij është bërë shtetërore.
Shtypi francez raporton se PIF (Fondi Sovran Saudit) ka bllokuar largimin e goleadorit të njohur. Duke dhënë “urdhër” që ai të rregullojë raportet me trajnerin.
Benzema firmosi një kontratë 3-vjeçare me Al-Ittihad gjatë verës së kaluar, nga e cila përfiton rreth 100 mln euro në sezon.