Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vendosur të tërhiqet nga daljet mediatike dhe të heshtë lidhur me zhvillimet e fundit në politikë, si hetimi ndaj aleatit të tij Sali Berisha për korrupsion lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani dhe masën ”arrest shtëpie”.
Në një ndër deklaratat e fundit të tij, i pyetur se cila është arsyeja që kohët e fundit është shfaqur më pak në dalje mediatike, Meta tha se kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Mirëpo, duket se Meta në kohën e tij të lirë tashmë i përkushtohet palestrës. Ai është shfaqur sot në ambjentet e një palestre duke bërë stërvitje, por ajo që bie në sy është veshja që ka zgjedhur pasi është me këmishë dhe pantallona serioze. Veshje kjo që nuk e kemi parë në palestër deri më sot.
Siç duket Meta po stërvitet të kap hapat e shpejtë të Berishës, i cili pasi ndodhet prej ditësh i izoluar në banesën e tij nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të bëj ecje lart e poshtë në tarracën e tij.