ryeministri Edi Rama ka reaguar, pasi Maqedonia e Veriut do të ketë për herë të parë një kryeministër shqiptar.
Për këtë, meritën Rama ia jep Ali Ahmetit.
“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet…
Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë dhe për këdo që ka interes për artin e politikës!
E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët!”.
Kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar foton e mësipërme.