Një grup deputetësh i Kuvendit të Shqipërisë është duke kryer një vizitë në SHBA për të marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”, një ceremoni që organizohet prej vitesh dhe që pikë kontakti në Shqipëri ka një deputet, i cili aktualisht është duke u përballur me drejtësinë dhe është duke u gjykuar për një aferë korruptive me pasojë vdekjen e 26 qytetarëve shqiptarë.
Pra, vetëm ky detaj vlen për të kuptuar se cila është rëndësia politike e kësaj vizite.
Ndonëse në Tiranë bëjnë sikur zihen dhe grinden me njëri-tjetrin, Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin, marrin pjesë me shpenzimet e Kuvendit të Lindita Nikollës në ceremoni të organizuar jashtë shtetit dhe aty bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Mirpo sipas lajmeve të “rëndësishme” nga Rithemelimi Bardhi si pjesë e këtij grupi paska arritur të takoj edhe disa kongresmen , natyrisht sa për të bërë një foto dhe për ta shitur si përkrahje nga e djathta amerikan, Republikan.
Mirëpo askund nuk thuhet se në Menëgjezin e Lutjeve Bardhi si përfaqësues i Foltores nuk është lutur dhe ankuar për sulmin që oi është bërë opozitës duke i burgosur kryetarin Sali Berisha.
Kjo do verifikohet kur Bardhi të japi llogari para Mulit dhe Vokshit. Nëse ai nuk e ka qarë hallin me “partnerët amerikan” siç i quan ai, por edhe Saliu, athere të jeni të sigurtë se Albana Vokshi nuk do e fali, sepse e fali njëherë në rastin e takimeve në BE, ku Bardhi nuk u ankua për hallin e Saliut.
Ndaj, kur ta shikoni të nxirë syrin e Bardhit mos dyshoni, të jeni të sigurtë që e ka grushtuar Albana, që nuk i ndahet shpirti nga komunistët, duke ruajtur traditën e nënë Bijes, gjyshes së saj, që njihet si nëna e Enver Hoxhës, kurse vajzat Vokshi si bijat e sek të partisë, ish komunisti 100 karatësh Sali Berisha./Ekskluzive.al