Tani pas 10 vitesh luftë për të ndërtuar infrastrukturën arsimore, për të patur një arsim që zhvillohet në kushte dinjitoze, dëgjojmë se arsimi është… në “ditë të zezë”.
Por askush nuk e vendos gishtin në plagë pasi kanë harruar, se pushteti i faqes së zezë në Shqipëri, që nuk la gjë pa shkatërruar dhe kioskë pa ndërtuar, në vend të tempujve të dijes, na la një arsim tollonash alla Lazarat dhe sot as që krahasohet me atë gërmadhë pa shkolla dhe pa ambiente mësimore, kurse mësuesit që nuk të mësojn natyrshëm që janë soj i Salianjit dhe Currit, analfabet funksional por pedagogë. Janë këta që duhet të zhduken nga mësimdhënia, me nisjen e një revolucioni të dytë.
Ashtu si lufta titanike e qeverisë për shkatërrimin e shtetit të Lazaratit, edhe lufta me arsim-kioskën ishte vetëm një betejë e fituar, sepse lufta sapo kishte filluar.
Por siç ndodhi me Lazaratin, që u fitua beteja por falangat e krimit dhe të drogës u shpërndanë si zogjtë e korbit në gjithë Shqipërinë, identik ishte dhe lufta me arsimin me universitetet kioska, që përgatisin kontigjentin e tyre intelektual, analfabet funksional me diploma dhe master, me nota të “shkëlqyera”, ku një pjesë i shpërndan nëpër unversitete të huaja, ku edhe atje funksionon në mënyrë perfekte shkollimi me pagesë, natyrisht jo për ekselent, por për të kaluar pas disa tentativash.
Fillimisht me këto ronxhobonxho u mbush administrata, si analfabet të shkolluar shumë të pëlqyer nga Rama dhe me këtë ide u mbushën universitetet private.
Imagjinoni një pedagog si Salinjaji, ose tenori Arjan Curri, ose drejtues mediash një jurist i arsimuar në Kristal si Çim Peka dhe dhjetëra e dhjetëra analfabet, që tashmë mësojnë brezin e ri në universitete elitare jo publike.
Vërtetë prisni cilësi arsimore nga analfabetët me shumicë, që mësojnë brezin e ri pa qenë të mësuar e shkolluar vetë?
Ndaj duhet të pastrohet arsimi nga pedagogë pa tituj shkencor dhe të akredituar nga komisione të posaçme, të përfaqësuar nga plejada e profesorëve të vërtetë me përvoja dhjetëra vjeçare dhe tituj serioz nga universitete serioze… përndryshe Noli do vinte duart në kokë pas 100 vitesh:
Ti, Halim që s’di këndim,
Je vezir për arësim;
Mbylli shkollat, se na nxinë
Me kalemn’ e trashësinë.
Këtë urdhër çpalle me vrap:
Libër, ti llaik, mos hap…
Pjesë nga poema “Sulltani dhe kabineti” /Ekskluzive.al