Lulzim Basha ka zgjedhur të komunikojë me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai ka marrë një pyetje nga një qytetar, se si e sheh ai PD-në, pas dy vitesh.
“Partinë Demokratike e shoh në pushtet, në drejtim të fateve të vendit, në qeverisje, duke bërë realitet angazhimet që marrim sot para shqiptarëve për ndryshim përgjigjet Luli dhe reagimi lumë i qytetarve vërtetë është i pabesueshëm
Ne po publikojmë vetëm një pa fyerje nga një “Populli”
Kushdo ka të drejtë të ëndërrojë aq më shumë gjumashet e mëdhenj si puna juaj
I nderuar z. Luli: PD do të vijë në pushtet nëqoftëse:
1. Dënohen politikisht dhe penalisht pikërisht kjo parti dhe të gjithë ata persona, të cilët, si repart militar, kryen genocid ndaj popullit shqiptar në 1997 me forcën e tërë ushtrisë;
2. Dënohen politikisht dhe penalisht pikërisht kjo parti dhe të gjithë ata persona, të cilët, shtypën me gjak masiv protestën masive më 21 Janar 2011 me forcën e tërë Gardës së Republikës;
3. Dënohen politikisht pikërisht kjo parti dhe të gjithë ata persona, të cilët, pushkatuan parlamentarizmin në 2019, duke djegur mandatet e deputetit në mes të legjislaturës, një akt që është unik në historinë e anti-parlamentarizmit.