Vokshi dhe bashkëshorti i saj Arian Tartari janë të përfshirë në industrinë e naftës me ndihmën e oligarkut më të madh rus.
“Ne notojmë në kënetë shumë të madhe krimi. Kur je në një krim të tillë edhe SPAK-u edhe strukturat e tjera e kanë jashtëzakonisht të vështirë.
Kur je në një kënetë të madhe dhe pak njerëz gjen të papërfshirë duhet të kesh forcë të madhe. Është e mpleksur Albana Vokshi, ju e shikoni çfarë lufte bën në mbështetje të Sali Berishës.
Nganjëherë bëhet bishë e tërbuar në mbrojtje të non-gratës. Pse e bën? Sepse ajo dhe bashkëshorti i saj kanë marrë në dorë naftën. E mori me ndihmën e madhe financiare të oligarkut më të madh rus që është pas asaj shoqërie që na ka marrë naftën ne.
Është e rastësishtme që Albana Vokshi dhe bashkëshorti i saj na dalin edhe tek kulla 100 katëshe? Ka 23 % të 200 milionë eurove aty. Si e mori atë? Si u bë 23% ? E mori me ndihmën e Albanës dhe, ndihmën e motrës së saj deklaroi avokat Beqiri në një emision televiziv.
Por ja si qendron e vërteta sipas nje specialist nafte per mashtrimet e kompanis Stream oil and Gas qe ka drejtuar Arian Tartari, bashkëjetuesi i saj:
Me ardhjen në pushtet të Berishës, në 2005, qeveria e tij i fali kompanisë Bankers Petroleum gjithë vendburimin Patos-Marinës dhe sipërfaqet më të mira naftëmbajtëse në atë të Kuçovës, por ndërkohë dha me konҫesion vendburimet tjera Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Delvinë, kompanisë Stream Oil and Gas, me pronar Arian Tartari (partneri i deputetes Albana Vokshi) dhe Sotirios Kapotas, duke i futur kështu gjithë vendburimet ekzistuese të naftës në kthetrat mafioze të hajdutërisë konçesionare.
Kompania Stream Oil and Gas, pasi shfrytëzoi barbarisht për rreth 10 vjet vendburimet Cakran-Mollaj, Ballësh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe Delvine, pa bërë asnjë investim dhe pa paguar detyrime kontraktorëve, Albpetrolit dhe shtetit, por vetëm vodhi naftë, gaz, la pas ca borxhe dhe u largua duke i shitur ato, sikur ishin pronë e saj, tek kompania amerikane Transatlantik Petroleum, Ltd. . . . . . . . . .
Ka zëra se çifti Arian Tartari-Sotirios Kapotas, pasi dështuan me kompaninë Stream Oil and Gas kanë regjistruar kompani me emër tjetër dhe qeveria i ka dhënë prapë me konҫesion vendburim naftë.
Ligjërisht kompanitë e falimentuara dhe që kanë borxhe me shtetin apo kontraktorët duhen çuar para drejtësisë dhe jo të futen përsëri në këtë biznes./Ekskluzive.al