Një letër që ka tre vjet që duhet të kishte një përgjigjie
Nga Amarildo Pregapuca
Mora guximin t’ju drejtohem me këtë letër të hapur, e cila nuk e di sesa do të ketë fatin të arrijë tek ju, apo të lexohet nga ju personalisht.
Arsyet që më shtyjnë jane te shumta, por mbi gjithçka është dëshira që të vazhdojë të japë kontributin tim modest, i cila është një nga detyrat që seicili nga ne ka, si qytetar i këtij vendi.
Pra, unë jam një prej një milion shqiptarëve që kanë votuar për forcën tuaj politike.
Ju kam mbështetur me tërë forcën dhe mundësitë e mija, kur ishit në opozitë, por edhe me pas.
Kam shkruar në rrjete sociale, jam përleshur në komente, kam humbur shumë miq, të afërm e shokë si pasojë, natyrisht pa nënvlerësuar faktin, se shumë herë më është dashur të braktisë edhe punën, për të ndjekur drejtpërdrejtë ngjarjet dhe evenimentet që kanë pasuar këto vite, apo për të shkruar mendimin tim modest, duke e shpërndarë atë në faqe të ndryshme, disa edhe të botuara në shtypin e përditshëm.
Pa as më të voglin përfitim monetar apo ndonjë lloj apo formë tjetër përfitimi personal, dhe përsëri ndjej që kam bërë shumë pak.
Me pak fjalë, unë jetoj dhe punoj jashtë për më shumë se njëzet vite.
Nuk jam anëtar i PS-së, nuk kam asnjë të afërm në poste drejtuese të PS-së, nuk kam asnjë të afërm që është punësuar pas ardhjes suaj në pushtet dhe asnjë që pret të punësohet nga ardhja juaj në pushtet.
Atëhere përse e gjitha kjo?
Pasi kam besim tek ju dhe besimi im ka formën e një statusi të shkruar disa vite përpara, i cili ishte pak a shumë kështu.
“Duhet të fitojë Edi Rama, që, minimalja të na jepet mundësia të dëgjohet mendimi ynë opozitar.”
Une jam edhe një ish i persekutuar.
Një ish i persekutuar, të cilit i takojnë jo pak, por 900 mijë lekë të reja, sipas ligjit, për të cilat nuk kam firmosur ti marr dhe nuk do të firmos ti marr, dhe kjo s’ka të bëjë aspak me gjendjen time të mirë apo të keqe financiare.
Jam një “Çun Tirone” apo “Polikums” siç i thërrisnin më parë.
Dhe kam mbetur një “Polikums” pasi në kohën që duhet të vazhdoja shkollën e lartë, kisha shumë probleme dhe të gjitha këto , në një formë apo tjetrën, lidheshin edhe me biografinë. Më vonë, edhe pas ofertave për të “mbaruar” një shkollë të lartë apo më shumë, nuk e bëra, pasi nuk doja ta “mbaroja” me para.
Ndërsa për ta kryer në një mënyrë të drejtë, nuk kam patur kohë, mundësi dhe as nevojë të them të drejtën.
Detyra e shkollës është të të mësojë si të nxësh dhe shkolla ime mendoj se e ka bërë më së miri këtë.
E thashë këtë detaj jo pa qëllim, pasi rastet e njerëzve pa “Univeristete” tregojnë se suksesi nuk është i varur nga shkolla që mbarojnë apo numri “i mbaruar” i tyre.
Këtë e tregojnë qartë emra kryeministrash, shkrimtarësh, bisnesmenësh të fuqishëm, etj. etj., lista s’ka fund, që vërtet pa ta, bota s’do të ishte kjo sot.
Jo se jam kundër shkollës, por jam kundër “etiketimit” të njerëzve në bazë të shkollës, apo vendosjes së tyre në poste drejtuese, siç shoh të “ulëritet” tashmë, në faqe shtypi, media apo rrjete sociale. Një problem jo i vogël ky perceptimi për shoqërinë tonë.
Mamaja ime ishte dekoruar me dy medalje ari dhe disa laureime, dhe kjo si aktore e një trupe amatore. Ndoshta me një tjetër biografi gjërat do të kishin shkuar ndryshe për të, por edhe për mua që, megjithëse me një mesatare të pëlqyeshme, përfundova duke punuar xhenerik.
Por gjithçka ndryshoi…
Unë e gjeta veten në protesta, në votime dhe përgjatë kësaj kohe, duke shitur në tezga, në trotuare. Më vonë në kioska dhe dyqane, duke zbatuar me përpikmëri të gjitha rregullat dhe dokumentacionet e kohës, ashtu gjytyrymë, të cunguara, pronë e çdo abuzuesi, nga drejtuesit lokal, tek çdo polic turni, dhe turnet ishin tre.
Ndërsa mamaja ime dhe im atë u gjenden me nga një gjysmë pensioni, si edhe mamaja jote Aneta, e cila ishte edhe kliente e rregullt imja dhe, njëkohësisht e njohura e prindërve të mijë, ndërsa ti duhet të ndodheshe në Paris atë kohë.
Pra, shkollat, fabrikat, vendet e punës kudo, pësuan rrënim, dhe po ashtu edhe intelektualët, kjo pasuri e jashtëzakonshme e një kombi, duke u zëvendësuar me “6 mujorshët” militantë partish.
Bisnesi im, siç e kanë bisneset, shkoi jo si duhet, ndaj mora vendimin që edhe unë të braktisë Shqipërinë për pak kohë, për të grumbulluar një kapital të nevojshëm për më shumë inevstim, të paktën ky ishte mendimi im fillestar.
Atëhere, kioskën e re ja lashë familjes, dyqanin e vogël dhe të porsa ngritur, mamasë dhe babait, ndërsa unë mora rrugën.
“Piramidat”, 97-ta, vrasje, djegie, vjedhje, grabitje, përdhunime, rrëmbim femrash dhe shitje në rrugët e bootës pa hesap, të gjitha ndodhën
Pastaj erdhët ju dhe, ndër vendimet e para që morrët, ishte prishja e kioskës sime, si shumë e shumë të tjera, që kishin zënë Tiranën nga fyti. Shumë mirë bëtë, pavarësisht se ish ndërtuar me shumë punë dhe mund.
Dhe jo shumë më vonë, “militantët”, me prishën edhe dyqanin me të cilin mbante frymën ime më, dyqanin që kisha ndërtuar unë, në bazë të rregullave të kohës, duke shpenzuar jo pak edhe për rregullimin që kerkoj bashkia e Tiranës me ju në krye.
Ju, shumë mirë bëtë, ndërsa “militantët” jo, ata bënë një krim, i cili çojë edhe në depresionin dhe sëmundjen të sime meje dhe vdekjen e saj. Krim i padënuar ende ky.
Kështu, edhe kthimi im në vendin tim u shty vit pas viti, pavarësisht dëshirës. Më duhej të investoja në përkujdesjen ndaj prindërve të braktisur nga ky sistem, të grabitur nga ky sistem, të shpartalluar dhe varrosur, nga ky sistem që kemi sot.
Dhe ata pra, prinderit e mijë, futen tek njerëzit me fat, pasi isha unë që bëra detyrën time ndaj tyre, unë, një i ikur ilegal diku ilegalisht në Europë.
Zoti Kryeminister!
Por edhe ju që më ndiqni.
Ndoshta nuk e kuptoni stërzgjatjen time, me jetën time, e cila ka pak interes për ju, pasi jetët tuaja janë të mbushura me ngjarje, ndoshta shumë më të rënda se kaq.
Nuk ishte ideja ime t’ju bëjë t’u vijë keq për mua. Tjetërkund dua të dalë, ndaj e solla tërë këtë panoramë.
Zoti Kryeminister!
Duhet, në fakt, ta nisja këtë letër me falenderimin për justifikimin e besimit tim në votën tuaj.
E kuptoj që s’keni bërë pak, pasi kuptoj shumë mirë se ku ka qënë dhe si është katandisur vendi.
Kuptoj shumë mirë, si unë çdo njeri që ka sy në ballë dhe mendje në kokë dhe do të kuptojë, se je në një presion të vazhdueshëm dhe të pandërprerë të militantëve, të kohës dhe mentalitetit të rrumpallës, për të zëvendësuar një hajdut me një të PS-së, një abuzues, me një të PS-së, pa kuptuar dhe pa dashur të kuptojnë se ky vend duhet vërtet të rilindë, si edhe njerëzit në të, mentaliteti në ta, dhe këtë e bëjnë vetëm ligjet, reformat dhe jo zëvendësimi i emrave.
E kuptoj se, vetëm nga ndryshimi në komunikimin me publikun që ju sollët, në fjalimet apo fjalët dhe artikulacionin e përzgjedhur, i keni sjellë Shqipërisë miliona dollarë, duke ulur kështu ndjeshëm nivelin e stresit që sjellin zhargonet, fjalimet tërë urrejtje dhe kërcënime, pronë këto e dikur Kryeministrit, i cili edhe tashmë në opozitë vazhdon me të njëjtin ritëm, pasuar nga gojët, njësoj të infektuara të mbështetësve të tij.
Dhe, kuptoj që inekzistenca e shoqërisë civile nuk ndihmon po ashtu.
Shqipëria ka nevojë për ndryshim.
Dhe, për të bërë një ndryshim rrënjësor, duhen ide, vullnet dhe pasion, për vendin në rradhë të parë, për popullin, dhe e tëra kjo është një art, dhe në gjuhën e artit apo të biznesit, kjo quhet “Gjetje”.
Zoti Kryeministër!
U nisa të të shkruajë këtë letër, pas leximit të një statusi tënd në Facebook, për vendosjen e një përkujtimore në kujtim të krimeve të nazizmit dhe të komunizmit.
E drejtë!
Por mendoj se kemi një problem zoti Kryeminister.
Ne, në fakt kemi disa probleme.
Së pari, krimet e këtyre 24 viteve që jetuam, nuk janë dënuar në asnjë formë apo mënyrë, dhe nuk janë të vogla.
Përditë vriten njerëz, përditë ka krime në rrugë, përditë njerëz ngren flamurin e bardhë të dorëzimit ndaj halleve dhe vetvriten. Por, siç e dimë që vetvrasja është vrasja me bastarde që një sistem i bën njeriut, duke e futur në një cep të pamundur shpëtimi apo shprese.
Kemi njerëz të vrarë mes bulevardit, të padënuar shkaktarët, kemi pasuri të shitura, të shkatërruara, kemi lajme, ndërtesa, rrugë-stres-sjellëse, që “prodhojnë” viktima përditë, në një formë apo tjetër, edhe këto të padënuara.
Dhe në fund.
Kemi ish të persekutuar, që janë bërë turp i kombit, janë bërë një gangrenë në fakt, duhet ta pranojmë.
Ish të persekutuar që ngrihen e kërkojnë para…, para…, para, dhe asgjë tjetër dobisjellëse për kombin. Asnjëherë nuk i kam parë të ngrihen pse gjykatat nuk funksionojnë, pse është shpërdoruar paraja publike në rrugë pa rrugë, në inagurime pa rruge. Asnjëherë nuk janë parë të dalin për të protestuar ndaj një padrejtësie, nga mijëra e mijëra të tilla çdo ditë në Shqipëri. Por, vetëm për para…, para…, para, ose për të hequr apo vënë ndonjë emër që ju pëlqen ose jo atyre.
Dhe me kryesorja. Të pashoshitur si duhet.
Në ata që do të dënoheshin në të gjitha sistemet për veprat e tyre, dhe në ata janë dënuar vetëm se ishin në atë sistem.
Kohët po ndryshojnë shumë shpejt, ndaj ne, shqiptarëve na duhet “Gjetja” jonë, dhe për mendimin tim ajo duhet të jetë dashuria, uniteti dhe të të shikuarit përpara.
Ndaj, do të të sugjeroja për të bërë një monument të madh dashurie mes njerëzish, model uniteti mes shqiptarësh.
Në vitin 1978, Teng Hsiao Ping udhëheqësi i Kinës në ate periudhë e bëri këtë me një fjali, me një ide: “Nuk ka rëndësi në macja është e bardhë apo e zezë, mjafton të kap miun.”
Kjo solli Kinën e sotme, industrinë dhe ekonominë më të fuqishme të botës.
E pra, pse mos ta “kopjojmë” edhe ne, në menyrën tonë, me një përmendore dashurie.
Unë do të vendosja 900 mijëlekëshin e parë të këtij investimi.
Ndoshta, kjo do të zgjonte të tërë shqiptarët, të çdo partie apo besimi, të bëheshin më pak militantë dhe më shumë qyetarë, që do të thotë;
Të ndihmonin me ide më shumë se me sharje, pengime, bllokime të përparimit të këtij vendi, vendit tonë
Faleminderit!