Ekspertët e shëndetit dhe mirëqenies mendore kanë përcaktuar se marrja e pushimeve të shumta gjatë një viti është e dobishme për mirëqenien tuaj të përgjithshme. Megjithatë, për të shmangur vendet në të cilat të “zihet fryma” ekzistojnë dhe opsione me hapsira të gjera. Turmat kanë bllokuar Parisin, Romën dhe Tokion, veçanërisht në sezonet e pikut, në verë.
Për të planifikuar një udhëtim larg të zakonshmes, ekspertët e udhëtimeve rendisin disa nga destinacionet e tyre të preferuara. Në konsideratë u morën disa cilësi si, mundësia për të dalluar kafshët e egra, për të provuar gatimet lokale, për t’u çlodhur pranë ujit dhe për të komunikuar me natyrën.
Ndër të tjera The Washington Post radhiti Shqipërinë si destinacionin që patjetër duhet ta merni në konsideratë.
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria po rritet në heshtje, uji i pastër, bregdeti i thyer dhe akomodimet e përballueshme, të gjitha u bëjnë thirrje turistëve. Dhe ndryshe nga disa nga fqinjët e saj ballkanikë, “është e paprekur”, tha Ema, gazetarja anonime shqiptare e udhëtimeve, që drejton revistën fituese të disa çmimeve dhe llogarinë në Instagram Ema’s Light. Merrni një makinë me qira dhe shkoni në Rivierën Shqiptare, ku do të gjeni një plejadë qytetesh të vogla me plazhe perfekte, si Dhërmiu.
Mos e humbisni: Kryeqyteti i Tiranës është një vizitë e domosdoshme që vlen të paktën dy deri në tre ditë të udhëtimit tuaj për restorantet dhe historinë e tij, thotë Ema.
Përpos Shqipërisë keto janë vendet e tjera të cilët u rekomanduan nga The Washington Post për vitin 2024:
1.Bracciano Itali
2. Fukui, Japoni
3. Asheville, N.C.
4. Dhërmi , Shqipëri
5. Popayan, Kolumbi
6. Ishujt Orkney, Skoci
7. Isla Holbox, Meksikë
8. The Schist, Portugali
9. Tairawhiti Gisborne, Zelanda e Re
10. Fredericksburg, Texas
11. Toledo District, Belize
12. Sumba, Indonezi