Kufiri i ri i kirurgjisë estetike mbërrin në Shqipëri. Mediat italiane kanë publikuar dëshminë e korrespondentes së “Fuori dal Coro” i Rete 4, e cila fluturoi drejt Tiranës në kuadër të hetimit për ndërhyrjet plastike me kosto të ulët.
Një fenomen ky që po përfshin gjithnjë e më shumë italianë. Për çdo shërbim, kursimet mund të arrijnë deri në 60%, por shumë ankohen për ndërhyrjet e kryera keq.
Nga udhëtimi në hotel, te asistenca në sallën e operacionit, ofertat për “bukuri pa kosto” po përhapen përmes fushatave reklamuese në rrjetet sociale.
“Për gjithçka shpenzova 3120 euro në krahasim me 7400 euro që do të shpenzoja në Itali”, thotë një paciente për mikrofonin e programit në Rete 4.
Më pas hetimi kalon në një klinikë bukurie në kryeqytetin shqiptar ku një infermiere thotë se kryhen deri në 350 operacione në muaj. Megjithatë, pas biznesit të “prekjeve” fshihen rreziqe shëndetësore.
“Kur doktori im vuri duart në operacionin e hundës, bota ime u shemb”, thotë Giada, një paciente që iu nënshtrua një operacioni në Shqipëri.
“Kam parë defektet estetike, por nuk e mendoja se defektet funksionale ishin kaq serioze. Ne madje shohim pacientë me pjesë të protezave që dalin jashtë”, thotë një nga mjekët estetetikë italianë për emisionin.